U arrestua nga forcat ruse, lirohet kreu i termocentralit bërthamor Zaporizhzhia

schedule11:33 - 4 Tetor, 2022

schedule 11:33 - 4 Tetor, 2022

Kreu i termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia të pushtuar nga Rusia është liruar, tha kreu i mbikëqyrësit bërthamor të OKB-së.

Rafael Mariano Grossi, drejtor i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), tha se kishte marrë konfirmimin se Ihor Murashov është shëndoshë e mirë dhe ndodhet pranë familjes së tij.

Centrali bërthamor Zaporizhzhia,  impianti më i madh i energjisë bërthamore në Europë  ka qenë në qendër të tensioneve të fundit pasi Moska dhe Kievi akuzuan njëri-tjetrin për sulme në dhe pranë objektit, duke rritur frikën për një katastrofë bërthamore.

Një ekip monitorues i OKB-së vizitoi vendin në fillim të shtatorit dhe IAEA ka nxitur Kievin dhe Moskën të bien dakord për të krijuar një zonë sigurie rreth centralit për të shmangur çdo incident bërthamor.

/abcnews.al