Tym e flakë para derës së Kryeministrisë

schedule19:19 - 11 Maj, 2019

schedule 19:19 - 11 Maj, 2019

Janë shënuar incidentet e para në protestën e opozitës. Dera e Kryeministrisë është përfshirë nga flakët. Protestuesit janë shtyrë me kordonin e parë të policisë si dhe janë hedhur tymuese dhe flakënanë. Nga jashtë kordonit ata kanë lëshuar molotov, kapsollë, bojë e fishekzjarrë.

Ndërkohë, policia nëpërmjet një punonjësi të Policisë të Patrullës së Përgjithshme në mënyrë të vazhdueshme bën thirrje në megafon drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestës si më poshtë:

“Te nderuar qytetarë,

Ruani qetësinë, ruani gjakftohtësinë.

Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarre, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë.

Hedhja e kapsollave dhe lëndëve piroteknike se  rrezikoni jetën e punonjësve të Policisë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!