Dibranët kanë protestuar ditën e sotme kundër vendimit për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH-s. Protestuesit e konsiderojnë si barrë të madhe për biznesin e vogël dhe kërkojnë që të hiqet dorë nga ky vendim, i cili do të çojë në falimentimin e tyre.
Biznesmenë, fermerë dhe blektorë protestuan para prefekturës së Dibrës. Me pankarta në duar i bënë thirrje qeverisë të tërheqë vendimin për përfshirjen e biznesit të vogël në skemën e TVSH.
Biznesi i vogël po mban mbi supe gjithë hallet e popullit tha një nga protestuesit. Në mbështetje të protestuesve ishte edhe Deputeti i Partisë Demokratike, Xhemal Gjunkshi.
Fermerët kërkojnë dëmshpërblimin për prodhimet e dëmtuara. Në Dibër nuk ekzistojnë fermerë pasi për t’u quajtur të tillë, ata duhet të kenë mbi 30 hektarë tokë për të përfituar subvencione.
Një shqetësim për dibranët është edhe mbyllja e thërtoreve duke i detyruar të therin bagëtitë sa në Lezhë sa në Tiranë./abcnews.al