Turqit e jahteve, punojnë prej disa vitesh në Vlorë në sektorin e turizmit

schedule11:34 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 11:34 - 6 Dhjetor, 2023

Vlora është kthyer jo vetëm në një destinacion turistik për të huajt, por edhe një qytet ku mund të punohet dhe të jetohet.

Dhjetëra shtetas turq, kanë vendosur të lënë Turqinë për Vlorën. Gazetari i ABC News, Elton Nika raporton se ata punojnë kryesisht në ndërtimin e anijeve turistike dhe jahteve.

“Janë shtetas turq që punojnë dhe jetojnë në Vlorë. Janë kryesisht në ndërtimin e anijeve turistike dhe jahteve. Është një punë që duket se e kanë kryer në Turqi. Kryesisht vijnë nga Marmaris i Turqisë, që siç thonë, është një zonë e ngjashme me Vlorën. Kjo ka bërë që të vijnë në Vlorë. Kanë ardhur fillimisht për ta vizituar Vlorën dhe më pas kanë vendosur të jetojnë dhe të punojnë në Vlorë. Dy prej tyre kanë 6 dhe 4 vjet në qytetin e Vlorës, janë foksuar në këtë sektor”, raportoi gazetari Nika.

Disa prej shtetasve turq janë shprehur të lumtur për faktin që po punojnë dhe jetojnë në Vlorë. Edhe njerëzit u duken shumë miqësorë.

“Më quajnë Mevlut, kam rreth 1 mnuaj këtu, gjeta atë që kërkoja. Jam i lumtur. Nëse do të kem punë, do të jetoj këtu me familjen.”

“Më quajnë Kamil Ocer, erdha pë ndërtimin e jahteve, anijeve të turizmit. Shqipëria është pak a shumë si Turqia. Pagesat janë shumë të mira, mendoj se këtu ka të ardhme. Largësia nga Turqia është 1 orë me avion.”

“Kam ardhur për herë të parë në vitin 2019. Tani është duke u punuar një anije tjetër në projekt. Shqipëria më pelqen shumë, njerëzit janë shumë të ngrohtë.”, ishin disa prej reagimet e tyre./abcnews.al