Ministri turk i Kulturës dhe Turizmit, Mehmet Nuri Ersoy ka bërë të ditur se Turqia ka siguruar kthimin e një koke prej mermeri nga qyteti antik Smyrna, e cila mbahej në SHBA.
Ersoy në platformën turke të mediave sociale NSosyal njoftoi se artefakti, që më parë ishte pjesë e koleksionit të Muzeut të Arteve në Denver, u kthye pas verifikimit shkencor të origjinës së tij.
Ai tha se raportet e vitit 1934 dhe analizat e ekspertëve konfirmuan se objekti vinte nga gërmimet në Agora të qytetit antik Smytra dhe daton nga periudha e Teodosit.
Ersoy tha se artefakti, që besohet se daton në shekullit e 5-të pas Krishtit, ishte nxjerrë jashtë vendit në mënyrë të paligjshme.
“Përmes bashkëpunimit dhe dialogut konstruktiv me Muzeun e Artit në Denver, ne e kemi kthyer këtë artefakt në atdhe”, tha ai.
Ministri turk tha se koka prej mermeri tani është e ekspozuar në Muzeun Arkeologjik të Izmirit si dhe falënderoi ekipet nga Drejtoria e Përgjithshme e Trashëgimisë Kulturore dhe Muzeve dhe të tjerët e përfshirë në këtë proces.
“Ne do të vazhdojmë të mbrojmë trashëgiminë tonë kulturore me vendosmëri”, tha Ersoy.


