Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turqia, “poker” para Botërorit/ Skuadra e Montella mundi pastër 4-0 Maqedoninë e Veriut

schedule13:36 - 2 Qershor, 2026

schedule 13:36 - 2 Qershor, 2026

Biletën për në finalet e “Botërorit 2026” e siguroi me vështirësi, por Turqia duket në formë përpara nisjes së turneut. Skuadra e drejtuar nga Vinçenco Montela, që në finalen e plej-ofit mundi Kosovën, fitoi pastër 4-0 miqësoren e parë përgatitore kundër Maqedonisë së Veriut.

Në sfidën e luajtur në Stamboll, përpara mijëra tifozëve entuziastë, kombëtarja turke dominoi, duke e vulosur fitoren që në pjesën e parë.

Kokçu që në minutën e dytë dhe Uzun në të 16-ën ndalën topin në rrjetë për ta zgjidhur shpejt ndeshjen.



Pas pushimit, Gyl thelloi diferencën në 3-0, ndërsa Jillmaz plotësoi “pokerin” e golave për Turqinë, që miqësoren e fundit përpara debutimit në Kupën e Botës do ta luajë kundër Venezuelës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me fitore është prezantuar në daljen e parë përpara “Botërorit 2026” edhe Norvegjia, që kaloi 3-1 Suedinë në një derbi skandinav, mes dy skuadrave të kualifikuara në Kupën e Botës.

Me yllin e skuadrës Erling Haland të lënë pushim, norvegjezët nuk e kishin aspak problem të “vrisnin” garën që në pjesën e parë, të cilën e mbyllën me epërsinë e tre golave.

Strand Larsen ishte protagonist i vërtetë. Sulmuesi i Kristal Palas shapi sfidën në minutën e dytë, ndërsa në minutën e 37-të shënoi golin e tretë.

Mes dy realizimeve të tij, rrugën e rrjetës gjeti edhe Nusa.

Për Suedinë, vetëm për statistika vlen rrjeta e yllit të ekipit Aleksandër Isak.

Në fund festa ishte për Norvegjinë, që ashtu si në fazën kualifikuese ku nxorri jashtë Italinë, i ka treguar rivalëve se nuk do ta kenë të lehtë gjatë finaleve të Botërorit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!