Mauro Icardi do të largohet nga PSG pas tri vitesh qëndrimi në Paris. Sulmuesi argjentinas nuk është një nga lojtarët që preferohet nga trajneri Christoph Galtier, teksa largimi tashmë është i sigurt.
29-vjeçari karrierën do ta vazhdoj në Turqi, ku tanimë ka arritur marrëveshje totale me gjiganti turk Galatasaray.
Icardi do të bashkohet me Galatasarayn si huazim me klubin turk që ka të drejtën e blerjes në fund të sezonit për një shumë rreth 15 milionë euro.
Mediat franceze dhe ato turke kanë raportuar se zyrtarizimi i Icardit si futbollist i ri i PSG-së pritet në fillim të javës së ardhshme, pasi afati kalimtar për transferimin e futbollistëve në Turqi është ende i hapur.
Vlen të theksohet se një pjesë të pagës së argjentinasit do të paguhet nga PSG gjatë vitit sa është ai i huazuar te Galatasaray. /f.a/aabcnews.al