Mauro Icardi pritet të kaloj në Turqi, teksa sulmuesi argjentinas ka pranuar ofertën e skuadrës së njohur turke.
Lojtari i PSG-së pritet që së shpejti të zbarkojë në Turqi, pasi do të bëhet lojtari më i ri i Galatasarayt sipas asaj që raportohet nga “L”Equipe”.
Galatasaray ka kërkuar shërbimet e argjentinasit në formë huazimi, një opsion që PSG ka treguar menjëherë gatishmëri për të përmbyllur transferimin. Pritej vetëm përgjigja finale e ish-sulmuesit të Interit, por në orët e fundit Icardi ka pranuar ofertën e turqve.
Tashmë kanë mbetur vetëm detajet e kontratës për t’u diskutuar përpara së të vijë edhe zyrtarizimi i marrëveshjes. Ish-sulmuesi i Interit pritet të zbarkojë në Stamboll ditët e ardhshme ku do të kryejë vizitat mjekësore e më pas do të hedhë firmën në kontratë. /f.a/abcnews.al