Ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit njoftoi të martën se ushtarakët e saj së bashku me ata nga Gjeorgjia dhe Turqia filluan stërvitjet e përbashkëta të stafit komandues me ndihmën e kompjuterit.
Stërvitjet do të zgjasin deri më 6 tetor dhe qëllimi i tyre është rritja e koordinimit të forcave të armatosura të tre vendeve dhe forcimi i bashkëpunimit, thuhet në deklaratën e ministrisë.
Gjatë stërvitjeve, që përbëhen nga pjesë teorike dhe praktike, do të kryhen detyra për mbrojtjen e projekteve ekonomike me rëndësi strategjike dhe rajonale.