Dëgjojeni këtë zhurmë…. Është zëri i një qyteti të tërë, një thirrje çlirimi dhe feste.
Napoli triumfoi në Serie A, duke fituar titullin kampion për herë të katërt në historinë e tij. Një trofe I merituar, por I vulosur vetëm në ndeshjen e fundit të sezonit me fitoren 2-0 Kundër Kaljarit.
Ndoshta kjo ishte finalja e duhur, përballë tifozëve që kishin mbyshur mbi kapacitetin e tij stadiumin Diego Armando Maradona dhe qindra mijëra të tjerë që ishin derdhur në sheshet kryesore të qytetit.
Por zemrat e tyre u shkrinë vetëm në minutën e 42-të, kur McTominej me një “magji” arriti të mposhtë portierin shqiptar Sherri për golin e epërsisë.
Pas rikthimit në fushë, Lukaku në minutën e 51-të dyfishoi shifrat dhe vulosi triumfin e të zotëve të shtëpisë.
Vërshëllima e fundit, I hodhi benzinë zjarrit të festës së napolitanëve. Titulli kampion për ta nuk është vetëm një triumf sportiv, por edhe një revansh jete….
Qindra kilometra më larg, në fushën e Komo, Inter vetëm sa mbylli me nder kampionatin e tij, duke fituar me rezultatin 2-0.
De Vrij ndezi përkohësisht shpresat e zikaltërve, ndërsa Korrea arshivoi suksesin, por nuk kishte asgjë për të festuar.
Kjo fitore vlen vetëm për statistika, ndërsa tripleta e trofeve për të cilën flitej shumë pak javë më parë është harruar dhe për të shpëtuar sezonin, Inter I mbetet vetëm finalja e Champions.