Turne dhe ndeshje fiktive, si ukrainasit mashtruan kompanitë e basteve

schedule10:58 - 4 Prill, 2020

schedule 10:58 - 4 Prill, 2020

“Gënjeshtra i ka këmbët e shkurtra”, thotë populli dhe kështu ka ndodhur në Ukrainë. Disa kompani bastesh kanë rënë pre e mashtrimit dhe kanë ofruar për bastvënësit ndeshje fiktive. Persona të paidentifikuar ende, kanë përdorur  faqen në “Facebook” të një klubi, Berdyansk.

Ekipi që garon në ligën rajonale të Zaporozhye do të merrte pjesë në Azov Cup, turne ku thuhej se do të garonin edhe Lozovatka, Tavriya dhe Melitopol Cheri. Gjithccka ishte menduar mirë dhe në ditën e parë u postuan informacione për Berdyansk – Lozovatka dhe Tavriya – Melitopol Cheri.

Formacione dhe shënues, sikurse ndeshjet të luheshin realisht. Kompanitë e besuan diçka të tillë dhe i kuotuan. Normalisht ndeshjet përfundonin ashtu sicc organizatorët donin dhe kjo i kushtoi kompanive rreth 100 mijë euro humbje.

Në lëvizje u vunë edhe kompani të tjera bastesh, që po mendonin t’i kuotonin këto përballje. Skema të tilla janë bërë edhe më parë dhe vendosën të dërgojnë agjentët e tyre për të parë se çfarë po ndodhte. përfundimi? Stadiume bosh dhe më pas u njoftua policia, duke u zbuluar e gjithë skema e mashtrimit. /abcnews.al