Fluksi turistik i mujave të parë të këtij viti ka dhënë efekte pozitive në një sërë nënsektorë të shërbimeve.Instat ka publikuar statistikat afatshkurtra për sektorin e shërbimeve për Tremujorin e Parë 2025 ku vërehet se indeksi i shitjeve në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka pësuar rritje të ndjeshme.
Në aktivitetin Tregti me shumicë, tregti me pakicë dhe riparimi i automjeteve dhe motorçikletave,niveli i shitjeve shënoi rritje 3,8 % Bar-Restorante, me 11,9%, Në aktivitetin Transport e Magazinim, indeksi shënoi rritje me 11,6 % ndjekur nga hotelet Në aktivitetin Administrim zyrash,mbeshtetje administrative, indeksi shënoi rritje 14,3 %.Si rezultat i përmirësimit të aktivitetit të bizneseve është regjistruar edhe një rritje e ndjeshme e pagave të punonjësve.Rritja më e madhe e pagave është regjistruar në aktivitetin e hoteleve me 26.2% dhe në sektorin e transportit duke mos lene pas pasuritë e paluajtshme.
Po ashtu bizneset në këto sektorë kanë shtuar edhe numrin e të punësuarve.Sektori i hoteleve ka ofruar ritjen më të madhe tëp agave me 8.85 ndjekur nga tregtia me pakicë ,pasuritë e paluajtshme dhe agjensitë e udhëtimit.
INSTAT përfshiu për herë të parë pesë aktivitete të reja ekonomike në statistika sic janë : programim dhe shpërndarje, pasuri të paluajtshme, aktivitete ligjore dhe kontabiliteti, sigurim dhe hetim, si dhe administrim zyrash dhe shërbime mbështetëse. / abcnews.al