Sondazh

Tragjedia e Durrësit, a duhet futur vrasja ligjërisht në Kodin Rrugor?

Loading ... Loading ...
 

Turizmi në “sitën” e tatimeve/ Gati plani për formalizimin e sektorit

schedule14:26 - 5 Maj, 2026

schedule 14:26 - 5 Maj, 2026

Në një moment kur pritet që në të gjithë vendin të hapet zyrtarisht sezoni turistik në vend administrate tatimore ka hartuar një plan të detajuar për formalizimin e sektorit të turizmit.

Plani Sektorial i Turizmit për vitin 2026  synon që të kalojë nën lupën e kontrolleve të gjitha strukturat turistike duke nisur nga hotelet, apartamentet, agroturizmat, e deri tek stacionet e plazheve apo aktivitetet ujor.

Në fokus të planit me 8 pika të Administratës Tatimore është që të godasë evazionin dhe të formalizojë këtë sektor ndërsa një ndër objektivat kryesor është rritja e deklarimit të Tatimit në Burim si dhe  rritje të të ardhurave nga Booking/Airbnb. Në kuadër të zbatimit të këtij plani, Administrata Tatimore do të realizoje kontrolle të targetuara, të bazuara në analizën e riskut dhe do të kërkojë ,deklarim të saktë dhe të plotë të të ardhurave;



Po ashtu një vëmendje e veçantë do t’i kushtohet deklarimit të punonjësve të angazhuar në aktivitet, si dhe zbatimin e pagave indikative si element në vlerësimin e riskut tatimor;

Administrata tatimore do të monitorojë edhe zbatimin korrekt të faturimit elektronik për çdo shërbim të ofruar.

Në këtë plan përdorimi  inteligjencës artificiale dhe teknologjisë së avancuar  për evidentimin e rasteve me risk të lartë.

Administrata Tatimore fton të gjithë tatimpaguesit, që operojnë në sektorin e turizmit të marrin masat e nevojshme për të siguruar përputhshmërinë me legjislacionin tatimor në fuqi, me qëllim shmangien e masave administrative dhe penalitetet që rrjedhin nga mosrespektimi i detyrimeve ligjore.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!