“Turizmi ka sjellë më shumë të ardhura”, ekspertja e ekonomisë: Shtysë për nxitjen e konsumit, faktor kryesor

schedule14:32 - 2 Shtator, 2024

schedule 14:32 - 2 Shtator, 2024

Bizneset por edhe qytetarët e vlerësojnë në përmirësim situatën ekonomike dhe financiare në vend. Banka e Shqipërisë ka publikuar treguesin ndjesisë ekonomike i cili rezulton se është rritur me 1% gjatë muajit gusht.

Ekspertja e ekonomisë, Eriola Hoxha në një lidhje të drejtpërdrejtë për “Money Report” në ABC News, u shpreh se turizmi ka sjellë më shumë të ardhura në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin 2023 apo edhe 2022.

Sipas saj, shtysë për nxitjen e konsumit ka qenë faktori kryesor, teksa përmendi rritjen e pagave për administratën.

Po ashtu Hoxha u ndal te sektori i ndërtimit, ku theksoi se do të ulet çmimi për metër katror.

Rezultatet në krahasim me vitin 2023 apo edhe 2022 jo vetëm që ka qëndruar në të njëjtat nivele, por kanë kaluar pritshmëritë. Kjo përkthehet në kënaqësinë e konsumatorit dhe standarde të larta që kthehen në shifra më të larta. Qëndrojmë në nivele të larta falë punës së bërë gjatë sezonit veror por edhe më parë.

Gushti 2024 për të gjithë kategoritë e bizneseve ka rritur pritshëmëritë për një vit më të mirë. Theksohet se ka pasur një rritje besimi në industrinë e ndërtimit. Faktor është rritja e punësimit po ashtu. Pritet që të ulen çmimet për metër katror në sektorin e ndërtimit. Shërbimet në sektorin e turizmit kanë pasur zhvillim në numrin e të punësuarve.

Rritja e pagave për administratën është përkthyer në më shumë shpenzime, jo vetëm për shportën, por edhe për produkte luksi, makina dhe apartamente. Gjatë muajve të verës të ardhurat kanë qenë të larta për shkak të prurjes së sektorit të turizmit.

Një nga reflektimet që shohim, faktor kryesor është rritja e pagave.”, u shpreh Hoxha.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!