Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Ndërtim pa leje në Butrint/ Në gjyq ndërtuesi dhe 4 inspektorë të IMT Sarandë

schedule09:38 - 27 Dhjetor, 2025

schedule 09:38 - 27 Dhjetor, 2025

Prokuroria e Sarandës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim pesë persona, mes tyre kryeinspektorin dhe tre inspektorë të Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit Sarandë, si dhe një person qe ka ndërtuar pa leje në një zonë të mbrojtur ne parkun e Butrintit.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit akuzohen për veprat penale “Shpërdorim detyre” dhe “Ndërtim i paligjshëm”. Nga hetimet rezultoi se në zonën e Ksamilit në vendin e quajtur “Kanali i Vivarit”, është ndërtuar në zonë të mbrojtur në një sipërfaqe të madhe pa leje ndërtimi nga Agjencia e Zhvillimit të Territorit si dhe pa kontratë me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit.

Personi që ka ndërtuar pa leje është Resul Piro, dhe mbi të rëndojnë akuzat “Ndërtimi i paligjshëm”, “Pushtimi i tokës”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Dëmtimi i habitateve në zonat e mbrojtura mjedisore”.



Ndërsa kryeinspektori Artur Musa, inspektorët Vangjel Xhavara, Erton Zekaj dhe Besian Koçi akuzohen për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Prokuroria sqaron se nga ana e punonjësve të Inspektoriatit te Mbrojtjes se Territorit Bashkia Sarandë nuk është ndjekur procedura ligjore për konstatimin e plotë të punimeve, si dhe nuk është marrë masa administrative e “dënimit me gjobë”, duke krijuar kështu kushtet për vijimin e ndërtimit të paligjshëm.

Çështja pritet të shqyrtohet nga gjykata, ndërsa Prokuroria thekson se hetimet kanë dokumentuar shkelje të rënda ligjore dhe dëmtime të konsiderueshme të mjedisit në një zonë me status të veçantë mbrojtjeje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!