Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Turistët rrezikojnë jetën duke bërë fotografi mbi akullin e hollë të Liqenit të Batllavës

schedule23:31 - 5 Shkurt, 2022

schedule 23:31 - 5 Shkurt, 2022

Shumë persona po vizitojnë ditëve të fundit liqenin e Batllavës.

Ata po rrezikojnë jetën e tyre duke ecur mbi akullin që është krijuar në këtë liqen si pasojë e temperaturave të ulëta që kanë mbizotëruar së fundmi në vend.

Gazeta Express ka fotografuar disa persona duke ecur mbi akull.



Akulli në këtë vend është pak centimetra i trashë por nuk i ndalon ata të ecin mbi akull, kryesisht për të bërë selfie.

Kjo praktikë konsiderohet e rrezikshme kur kihet parasysh fakti që temperaturat gjatë ditëve të fundit në vazhdimësi janë mbi zero gradë celcius, anipse gjatë natës ato shkojnë në minus./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!