Bregdeti i Vlorës është pushtuar nga një numër shumë i lartë turistësh këtë fundjavë. Në një lidhje direkte, gazetari i ABC News, Elton Nika ka treguar se hotelet janë në një kapacitet makismal. Sipas tij, temperaturat e larta kanë bërë që shumë qytetarë, nga rrethet e tjera, t’i drejtohen bregdetit.
Nika ka theksuar se duke nisur nga 15 korriku dhe deri në fund të muajit gusht, janë 95% e tyre të prenotuara nga turistë vendas apo të huaj.
“Kemi marrë njoftime nga shoqata e operatorëve turistikë dhe kanë thënë që hotelet e tyre në këtë fundjavë janë në kapacitet maksimal. Pra, mund të themi që Vlora këtë fundjavë është me kapacitet maksimal, referuar numrit të turistëve, të cilët kanë zgjedhur Vlorën për të kaluar pushimet e tyre.
Temperaturat e larta kanë bërë që shumë qytetarë, jo vetëm nga Vlora, por dhe nga rrethet e tjera, t’i drejtohen bregdetit.
Duke nisur nga 15 korriku dhe deri në fund të muajit gusht, janë 95% e tyre të prenotuara nga turistë vendas apo të huaj. E thash 95% referuar hoteleve, pasi apartamentet nuk kanë të njëjtat kërkesa krahasur hoteleve në bregdetin e Vlorës dhe është e vështirë të marrësh shifrat”, u shpreh ai./abcnews.al