Të paktën 33 persona janë proceduar për veprimet e dhunshme në protestën e 16 Marsit, ku precipitoni në dhunë dhe përplasje me policinë para parlamentit, ku u përdor edhe gazi lotsjellës nga ana e uniformave blu. 14 persona janë arrestuar, 11 në gjendje të lirë dhe 7 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Veprimet procedurale janë kryer në bazë të një analize të pamjeve filmike, raport shërbimeve, si dhe provave të tjera të mbledhura nga grupi hetimor. Mbi të proceduarit rëndojnë akuzat e “Organizimit dhe pjesëmarrjes në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”, “Goditje për shkak të detyrës”, “Kundërshtim me dhunë të punonjësit të policisë”, “Prishje të rendit dhe qetësisë publike” dhe “Mbatja dhe përdorimi i lëndëve plasëse”. Ndër personat e proceduar është edhe Gazment Bardhi, si organizatori i protestës.
Burime për ABC News bëjnë të ditur se Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Bardhi kishte marrë leje në polici vetëm për të zhvilluar protestë përpara Kryeministrisë dhe jo përpara parlamentit. Gjithashtu, policia ka sekuestruar 130 kapsolla, duke i cilësuar si të rrezikshme për jetën. Grupet e punës të policisë po vijojnë punën për identifikimin, kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së 16 Marsit./abcnews.al