Kryeministri Edi Rama po ndjek modelin britanik. Mesditën e kësaj të hëne ai njoftoi qeveria është duket përgatitur një plan për të izoluar të moshuarit në banesat e tyre.
“Po përgatitemi për ndalimin total të daljes së pensionistëve nga shtëpia, deri kur kjo luftë të mbarojë! Nuk mund të presim më ndërgjegjësimin e asaj pakice që vazhdon sfidon rregullat, duke vënë në rrezik shumë serioz veten dhe të tjerët!”
Për të shmangur daljet e tyre, do të angazhohen fëmijët e tyre për tu çuar ushqime dhe medikamente.
“Pensionistët kryefamiljarë në qytete duhet të shërbehen me vajtje-ardhjet për shpezat ushqimore dhe farmaceutike nga fëmijët e tyre. Ata që nuk i kanë fëmijët në të njëjtin qytet, do të shërbehen nga shteti përmes skuadrave të përbashkëta të bashkive dhe qeverisë!”
Rama tregon dhe si duhet të sillen fëmijët kur do të vendosen në kontakt me prindërit e tyre të moshuar.
“Mos u jepni dorën dhe rrini tek dera në distancë kur u çoni ushqimet apo ilaçet në shtëpinë e tyre më vete! Kudo ku e keni të mundur në shtëpitë tuaja, mbajini në dhomë më vete!”
Të moshuarit kanë qenë pjesë kategoria më e pabindur ndaj ndalesave të bëra deri më tani. Plani, i cili është duke u hartuar nga disa ministri, pritet të bëhet publik së shpejti./abcnews.al