Trupat izraelite vrasin një sulmues palestinez

schedule15:10 - 26 Janar, 2021

schedule 15:10 - 26 Janar, 2021

Forcat e Izraelit qëlluan për vdekje një palestinez, i cili dyshohej se po provonte të sulmojë ushtarët izraelitë në Bregun Përëndimor.

Ushtria izraelite tha se ai u përpoq të sulmojë trupat e vendosura në një kryqëzim pranë vendbanimit Ariel në Bregun Perëndimor.

“Njëri nga ushtarët izraelit bllokoi sulmet me thikë të sulmuesit, ndërsa komandanti i trupave, që ishte në vendngjarje, qëlloi dhe e neutralizoi atë”, tha ushtria në një deklaratë.

Ministria palestineze e Shëndetësisë konfirmoi vdekjen e burrit, por nuk dha informacione të mëtejshme.

Ushtria izraelite tha se asnjë pjesëtarë i saj nuk pësoi nga ky incident.

Forcat izraelite janë ballafaquar me një seri sulmesh, të kryera kryesisht nga sulmues të vetëm, pa ndonjë lidhje të dukshme me grupe të armatosura. Hamas dhe grupe të tjera militante palestineze i kanë përkrahur sulmet, por nuk e kanë marrë përgjegjësinë.

Lugina e Jordanit dhe zona veriore e Detit të Vdekur përbëjnë rreth një të tretën e Bregut Perëndimor. Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor, së bashku me Jerusalemin Lindor, Gazën dhe Rrafshnaltën e Golanit, në luftën e Lindjes së Mesme të vitit 1967.

Izraeli aneksoi në mënyrë efektive Jerusalemin Lindor më 1980 dhe Rrafshnaltën e Golanit më 1981, megjithëse asnjëri nga këto veprime nuk u pranua ndërkombëtarisht për dekada.

Fati i Bregut Perëndimor paraqet thelbin e konfliktit ndërmjet Izraelit dhe palestinezëve. Izraeli ka ndërtuar rreth 140 vendbanime atje dhe në Jerusalemin Lindor, të cilat konsiderohen të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar, megjithëse Izraeli e kundërshton këtë.

Hamasi, konsiderohet si një organizatë terroriste nga ana e Izraelit./REL