Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Trupa të pajetë civilësh të shtrirë nëpër rrugë, tragjedia që lanë pas rusët në periferi të Kievit

schedule14:24 - 3 Prill, 2022

schedule 14:24 - 3 Prill, 2022

Deri përpara pushtimit rus, Bucha ishte një zonë periferike e qetë e kryeqytetit ukrainas. Por tashmë, ndërsa ushtria ruse largohet nga periferitë e Kievit dhe fokusohet në Ukrainën lindore ka lënë pas vetëm shkatërrim

Pamjet që vijnë nga Bucha që u çlirua disa ditë me parë janë të renda. “Horror” mund të jetë fjala e vetme për t’i përshkruar skenat nga rrugët e mbushura me trupa të pajetë.

Trupat e pajetë në mes të rrugëve dhe nëpër oborret e shtëpive të filmuara nga kamera dëshmojnë mizoritë që ushtria ruse po bën ndaj civilëve nëpër qytete e periferi.

“Disa me sytë hapur në drejtim të qiellit gri, disa të tjerë me fytyrën në asfalt. Të gjithë me rroba civile. 20 trupa meshkujsh janë gjetur nëpër rrugët e Bucha-s,” ky është përshkrimi që i bën korrespodenti i Reuters skenës tragjike nga qyteti ukrainas.

Ndërkohë, sanksione të tjera janë gati kundër Rusisë nga Bashkimi Evropian. Lajmin e bëri të ditur presidenti  i Këshillit Evropian Charles Michel. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!