Trump: Zgjedhjet e 2024 do të jenë historike

schedule12:55 - 17 Janar, 2022

schedule 12:55 - 17 Janar, 2022

Në takimin elektoral në Arizonë, i cili zgjati 2 orë, ish presidenti amerikan Trump premtoi se zgjedhjet e 2024-ës do të jenë historike për vendin, por pa zyrtarizuar ende kandidaturën e tij për Shtëpinë e Bardhë. Por ish presidenti amerikan theksoi sërish se ato të 2020-ës ishin zgjedhje të manipuluara.

Trump u shpreh se demokratët kanë vjedhur mijëra vota dhe mediat false në vend nuk duan të hetojnë. Ai shtoi se përmbysja e pushtetit nuk ndodhi në 6 janar por në 3 nëntor, pasi në këtë ditë demokratët sulmuan liritë amerikane. Trump mbrojti mbështetësit e tij që sulmuan kongresin amerikan duke thënë se të arrestuarit ishin abuzuar në burgje, dhe për këtë duhen hetime, raporton abcnews.al

Të pranishmit brohorisnin pas çdo fjalie të tij dhe kur Trump citoi Bide, njerëzit filluan të ofendonin, njësoj si dhe në rastin e Nency Pelosi e cila u etiketua si e çmendur dhe e korruptuar. Ndërsa duke iu referuar virologut Anthony Fauci, Trump tha se nuk e dëgjonte kur nuk ishte dakord, por me presidencën e Biden ai është bërë një personazh i njohur.

Trump kritikoi dhe politikën e jashtme të Shtëpisë së Bardhë duke thënë se kinezët nuk e respektojnë më dhe nuk frikësohen më nga SHBA. Për zgjedhjet e mes mandatit të muajit nëntor Trump paralajmëroi një fitore të madhe republikane: Do të jetë një 2022 i madh, populli do të rimarrë Amerikën, dhe ne Shtëpinë e Bardhë.

/abcnews.al