Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump urdhëron Departamentin e Drejtësisë të hetojë kompanitë e naftës për çmimet e benzinës

schedule09:28 - 24 Qershor, 2026

schedule 09:28 - 24 Qershor, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se e ka urdhëruar Departamentin e Drejtësisë të hetojë kompanitë e naftës për çmimet e larta të benzinës.

“Kompanitë e mëdha të naftës nuk po e ulin çmimin në pompë në përputhje me rënien e madhe të çmimeve që ato po paguajnë për naftën. Këto çmime po bien si gur! Me fjalë të tjera, konsumatorët po ‘zhvaten’”, tha Trump në platformën e tij Truth Social.

“Kam udhëzuar Departamentin e Drejtësisë që menjëherë të fillojë ta shqyrtojë këtë çështje. Çmimet e benzinës duhet të fillojnë të bien shumë më shpejt sesa ajo që po shoh”, shtoi ai.

Të martën, Trump tha se çmimi mesatar i benzinës në nivel kombëtar ka rënë me 0.60 dollarë për gallon “krahasuar me pak kohë më parë”.



Javën e kaluar, çmimi mesatar i benzinës në SHBA ra nën 4 dollarë për gallon për herë të parë që nga muaji mars, pasi SHBA-ja dhe Irani njoftuan një memorandum mirëkuptimi për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të rikthyer transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!