Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Trump: Të hënën rifillojnë negociatat me Iranin, u anulua një sulm masiv ndaj Teheranit

schedule08:49 - 3 Gusht, 2026

schedule 08:49 - 3 Gusht, 2026

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar rifillimin e negociatave me Iranin, duke bërë të ditur se bisedimet mes dy palëve do të nisin të hënën pasdite.

Duke folur me gazetarët në bordin e Air Force One, gjatë kthimit nga klubi i tij i golfit në Bedminster, New Jersey, Trump tha se administrata amerikane do të rikthehet në tryezën e bisedimeve me Teheranin për të diskutuar çështje kyçe që lidhen me sigurinë rajonale.

Presidenti amerikan zbuloi gjithashtu se një “sulm masiv” i planifikuar kundër Teheranit u anulua, duke pretenduar se vendimi u mor pas ndërhyrjeve të aleatëve të SHBA-së dhe në pritje të mundësisë për arritjen e një marrëveshjeje, si për sigurinë në Ngushticën e Hormuzit, ashtu edhe për programin bërthamor të Iranit.



“Ata e dinin madhësinë e sulmit, sepse panë përgatitjet për të. Tani ajo që po bëjmë është të flasim me ta përmes negociatave. Kjo fillon nesër pasdite dhe do të shohim se çfarë ndodh”, deklaroi Trump.

Pritet që rifillimi i negociatave të shihet si një përpjekje për të ulur tensionet dhe për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm në rajon.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!