Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Trump sulmon ish-këshilltarin e sigurisë kombëtare John Bolton

schedule07:44 - 30 Janar, 2020

schedule 07:44 - 30 Janar, 2020

Presidenti Donald Trump sulmoi dje ish-këshilltarin e tij të sigurimit kombëtar John Bolton, i cili në një dorëshkrim të librit të tij ende të pabotuar, thotë se Trump luajti rol qendror në fushatën e presioneve me motive politike ndaj Ukrainës.

Presidenti Trump tha në Twitter se vite më parë Bolton “nuk mori dot miratimin si ambasador i SHBA në Kombet e Bashkuara dhe që nga ajo kohë nuk merrte dot miratim për asgjë.” Ai, shkruan presidenti Trump, “më lutej për një post që të mos kërkonte miratimin e Senatit.”

“Nëse do të kisha dëgjuar atë, shkruan Presidenti, ne do të ishim sot në Luftën e Gjashtë Botërore.”



Presidenti Trump shkruan se zoti Bolton, i cili e la postin e këshilltarit të sigurisë kombëtare në shtator, “menjëherë pas kësaj shkroi një libër të pandershëm dhe të pavërtetë me informacione të klasifikuara. Gazeta New Yiork Times njofton se, në dorëshkrimin e tij, Bolton e kundërshton versionin e dhënë nga Presidenti Trump për çështjen e ndihmës ushtarake prej 391 milion dollarësh ndaj Ukrainës. Sipas gazetës, ai thotë se presidenti e bllokoi ndihmën deri sa Ukraina të fillonte hetimet ndaj ish-nënpresidentit Joe Biden dhe të birit të tij Hunter.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!