Trump si Biden: Ajo që po ndodh në Ukrainë është gjenocid

schedule11:54 - 14 Prill, 2022

schedule 11:54 - 14 Prill, 2022

Ish-presidenti amerikan, Donald Trump ndan të njejtin mendim me Joe Biden për sa i përket situatës në Ukrainë, sipas la repubblica.

Ai e ka cilësuar atë që po ndodh në Ukrainë “gjenocid”.

“Ky është gjenocid,” tha Trump. Ajo që po ndodh në Ukrainë është diçka që  njerëzit nuk e kanë parë kurrë më parë.”

Gjatë një intervistë për Fox News, Trump përsëriti edhe një herë se nëse do të ishte president i Shteteve të Bashkuara, Rusia nuk do të pushtonte Ukrainën.

/abcnews.al