Trump: Rusia të ndalojë mbështetjen e saj për “mizoritë” në Idlib

schedule19:20 / 17/02/2020

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka shprehur shqetësim për dhunën në Idlib të Sirisë. Lajmin e bën të ditur sekretari i Shtëpisë së Bardhë, Judd Deere.

Sipas tij, Trump kërkoi që Rusia të ndalojë mbështetjen e saj për “mizoritë” e regjimit sirian dhe shprehu “dëshirën e SHBA-së për të parë fundin e mbështetjes ruse” për presidentin sirian, Bashar al-Assad.

Trump po ashtu bëri thirrje për “zgjidhje politike të konfliktit në Siri”, i cili ka nisur qysh në vitin 2011.

E mbështetur nga sulmet ajrore të Rusisë, Qeveria e Sirisë ka bërë përparime të dukshme ditëve të fundit në Idlib, që është bastioni i fundit i rebelëve anti-qeveritarë.

schedule19:20 / 17/02/2020