Trump reagon ndaj akuzave: Diktator? Do të jem vetëm ditën e parë të presidencës

schedule11:45 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 11:45 - 6 Dhjetor, 2023

Donald Trump tha të martën se nuk do të bëhet diktator nëse zgjidhet sërish në krye të SHBA-ve, përveç ditës së parë, pas paralajmërimeve nga kritikët se Amerika rrezikonte të shndërrohej në një autokraci nëse ai fiton zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

Në një ngjarje televizive, Trump u pyet nga gazetari i Fox News për disa nga akuzat se nëse ai rizgjidhet në Shtëpinë e Bardhë, planifikon të shpërdorojë pushtetin apo sistemin gjyqësor për të sulmuar kundërshtarët e tij politikë, ndërsa shumë e kanë cilësuar si ‘diktator’.

Për të qenë i qartë, a keni ndonjë plan të shpërdoroni pushtetin, të thyeni ligjin, të përdorni agjencitë qeveritare që të sulmoni njerëz nëse rizgjidheni president?”, e pyeti gazetari. “Do të thuash, ashtu siç bëjnë ata tani?”, u përgjigj ai në mënyrë mënyrë të drejtpërdrejtë.

“Ti premton sonte në Amerikë që nuk do të abuzoni me fuqitë hakmarrëse? e pyeti sërish gazetari. “Me përjashtim të ditës së parë. Dua të mbyll kufijtë dhe për të bërë nxjerrjen e naftës”, tha Trump.

“Kjo nuk është hakmarrje”, vuri në dukje gazetari. “Më thotë: Nuk do të bëhesh diktator. Unë them “jo, jo, përveç ditës së parë. Ne do të mbyllim kufijtë. Dhe do bëjmë nxjerrjen e naftës. Më pas nuk do të jem diktator”./abcnews.al