Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trump presion Iranit: Nëse na sulmoni do të përgjigjemi me një forcë që nuk është parë kurrë

schedule08:42 - 1 Mars, 2026

schedule 08:42 - 1 Mars, 2026

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka paralajmëruar Iranin që të mos ndërmarrë sulme kundër Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit.

Duke shkruar në platformën e tij “Truth Social”, ai deklaroi se nëse Irani do ta godasë SHBA, ajo do t’i përgjigjet me një forcë që nuk është parë kurrë më parë.

“Irani sapo ka thënë se do të godasë shumë fort sot, më fort se kurrë më parë. Ata më mirë të mos e bëjnë këtë, sepse nëse e bëjnë, ne do t’i godasim me një forcë që nuk është parë kurrë më parë”, ka shkruar ai.



Deklarata e tij vjen pasi Islamic Revolutionary Guard Corps paralajmëroi se do të sulmojë bazat amerikane dhe Izraelin në shenjë hakmarrjeje për vdekjen e Khameneit, shkruan BBC.

“Operacioni më shkatërrues ofensiv në historinë e forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit do të nisë drejt territoreve të pushtuara dhe bazave terroriste amerikane brenda pak çastesh”, thuhej në deklaratën e publikuar disa orë më parë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli kanë goditur me sulme ajrore Iranin në më shumë se 20 provinca, duke vrarë të paktën 200 persona. Liderët e SHBA-së dhe Izraelit janë zotuar se do t’i vazhdojnë sulmet deri në zhdukjen e programit bërthamor iranian, teksa zyrtarët e të dyja shteteve kanë shpallur vrasjen e liderit suprem iranian Ali Khamenei. Irani është kundërpërgjigjur duke sulmuar Izraelin dhe bazat amerikane në rajon. Fuqitë evropiane kanë dënuar përshkallëzimin teksa kanë kërkuar zgjidhje diplomatike

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!