Trump përkujton Ditën e Veteranëve ndërsa merr pjesë në eventin e parë publik që nga java e kaluar

schedule19:25 - 11 Nëntor, 2020

schedule 19:25 - 11 Nëntor, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump bëri daljen e tij të parë publike që pas humbjes së zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Këtë të mërkurë, ai dhe Zonja e Paë vizituan Varrezat Kombëtare të Arlington-it për të përkujtuar Ditën e Veteranëve ditë pasi shkarkoi Sekretarin e Mbrojtjes dhe zyrtarë të tjerë të lartë.

Në mëngjesin me shi së të mërkurës, Trump arriti para Varrit të Ushtarit të Panjohur, i veshur me një pardesy, por duke mos mbajtur çadër.

Zv/presidenti Mike Pence dhe Sekretari i Punëve të Veteranëve Robert Wilkie gjithashtu nuk u pamë me çadra në duar.  Zonja e parë Melania Trump dhe Karen Pence mbanin krahët e zyrtarëve ushtarakë, të shoqëruar nën çadrat e tyre.

Trump, Pence dhe Wilkie qëndruan në shi për Himnin Kombëtar. Trump la një kurorë lulesh para varrit, preku solemnisht kurorën, duke përshëndetur ndërsa u kthye drejt Pence.

Ndërkohë në Filadelfia, Presidenti i zgjedhur Biden bëri ndalesën e tij të Ditës së Veteranëve në një vend përkujtimor. s.b/abcnews.al/