“Marrëveshja e arritur dje me Iranin është funksionale për të ardhmen dhe është në interes të Teheranit ta zbatojë atë”, kështu u shpreh Donald Trump, duke shtuar se “përndryshe do të kthehemi aty ku e lamë”.
Ai gjithashtu është shprehur se Ngushtica e Hormuzit do të jetë plotësisht e hapur dhe funksionale të premten.
“Nuk ka asnjë rast për t’i paguar tarifa Iranit për tranzitin përmes Ngushticës”, tha ndër të tjera Trump.



