Sondazh

Grushtat në protestë, a shënojnë fundin e saj?

Loading ... Loading ...
 

Trump: Nëse rizgjidhem sërish president, do t’i jap fund konfliktit Rusi-Ukrainë

schedule16:44 - 23 Qershor, 2024

schedule 16:44 - 23 Qershor, 2024

Donald Trump ka premtuar se, nëse fiton zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara, do t’i japë fund konfliktit ushtarak midis Rusisë dhe Ukrainës.

Në një tubim të mbajtur në Filadelfia, ish-presidenti amerikan dhe kandidati republikan u zotua gjithashtu për të shmangur rrezikun e një lufte të tretë botërore.

Trump ka deklaruar më parë se Rusia ishte natyrisht e shqetësuar nga prania e forcave të NATO-s në kufijtë e saj dhe se zgjerimi lindor ishte shkaku kryesor i konfliktit.



Së fundi, ai premtoi se, në rast të kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, asnjë personel ushtarak amerikan nuk do të shkojë në Ukrainë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!