Trump në Twitter me shkronja kapitale: Unë i fitova zgjedhjet!

schedule09:18 - 16 Nëntor, 2020

schedule 09:18 - 16 Nëntor, 2020

Presidenti amerikan Donald Trump vijon të theksojë se fituesi i zgjedhjeve është ai vetë dhe jo kandidati demokrat (presidenti i zgjedhur) Joe Biden.

Në një postim të radhës në Twitter, Trump shkroi: UNË I FITOVA ZGJEDHJET.

Ndërkohë, sipas projektimit të CNN, fituesi i Presidencialeve në SHBA është Joe Biden që mori 306 vota elektrorale, ndërsa Trump nga ana tjetër numëron 232 të tilla.

Edhe ky postim i presidentit amerikan është markuar nga Twitter si i pavërtetë.

“Në bazë të të dhënave zyrtare, fituesi është i zgjedhjeve është dikush tjetër,” shkruhet në nënvizimin e rrjetit social. s.b/abcnews.al/