Trump kërkoi mineralet e rralla në këmbim të ndihmës për Ukrainën, Kremlini kundër: Propozim për të “blerë” ndihmë

schedule15:04 - 4 Shkurt, 2025

schedule 15:04 - 4 Shkurt, 2025

Kremlini ka kritikuar propozimin e presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, se ai mund të ndihmonte ushtarakisht Ukrainën në këmbim të aksesit në mineralet e rralla.

“Nëse ne i quajmë gjërat ashtu siç janë, ky është një propozim për të blerë ndihmë – me fjalë të tjera, për të mos dhënë atë pa kushte, ose për disa arsye të tjera, por në mënyrë specifike për ta ofruar atë mbi një bazë komerciale,” u tha gazetarëve të martën zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov.

“Do të ishte më mirë sigurisht që ndihma të mos jepej fare, pasi kjo do të kontribuonte në përfundimin e këtij konflikti”, shtoi ai.

Trump njoftoi të hënën se ai “po kërkon të bëjë një marrëveshje me Ukrainën” në të cilën SHBA do të ofronte ndihmë ushtarake për luftën kundër presidentit rus Vladimir Putin në këmbim të “mineraleve tërralla” të Ukrainës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!