Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara, ku shumicën e përbëjnë gjyqtarët konservatorë, ka mbështetur politikën e administratës së presidentit Donald Trump për deportimet masive, duke i hapur rrugë heqjes së mbrojtjes ligjore për rreth 350 mijë shtetas haitianë dhe 6 mijë sirianë.
Me një vendim 6 me 3, gjykata përcaktoi se ligji nuk u jep gjykatave kompetencë për të rishikuar vendimet e ekzekutivit lidhur me Statusin e Përkohshëm të Mbrojtur (TPS), një masë që mund të ndikojë në jetën e më shumë se një milion emigrantëve.
Programi I Statusit për Mbrojte te Perkohshme u ofron përfituesve mbrojtje nga deportimi dhe të drejtën për të punuar në SHBA. Ky status u jepet përkohësisht personave që vijnë nga vende të prekura nga luftërat, katastrofat natyrore ose situata të tjera emergjente që rrezikojnë sigurinë e tyre.
Ish-sekretarja e Sigurisë Kombëtare, Kristi Noem, e cila u zëvendësua në muajin mars nga Markwayne Mullin, revokoi Statusin për Mbrojte te pershkohshme për qytetarë të rreth 15 vendeve të ndryshme, duke bërë që të paktën një milion persona të përballen me rrezikun e deportimit. Ndërkohë, proceset gjyqësore për raste të tjera vazhdojnë dhe vendimet përfundimtare ende nuk janë marrë.
Statusi i mbrojtjes për haitianët dhe sirianët kishte mbetur në fuqi deri në vendimin e kësaj te enjteje të Gjykatës Supreme, e cila i dha fund kësaj çështjeje.
Përveç komuniteteve haitiane dhe siriane, organizata joqeveritare Global Refuge vlerëson se vendimi i Gjykatës Supreme mund të ndikojë në të drejtat dhe statusin ligjor të më shumë se një milion emigrantëve nga 17 vende të ndryshme, të cilët deri tani kanë përfituar nga programi i Statusit të Përkohshëm të Mbrojtur.



