Donald Trump e ka quajtur infektimin e tij me Covid-19 “një bekim nga Zoti”. Në një mesazh të postuar në Twitter, Trump tha se koktej eksperimental nga Regeneron ishte çelësi i rikuperimit të e tij, raporton The Guardian.
Ai tha se ishte sugjerimi i tij që të trajtohej me ilaçin, i cili nuk është përdorur shpesh për pacientët me koronavirus.
“Ndihem mirë, jam në gjendje perfekte, ”tha presidenti. “Unë mendoj se infektimi me Covid-19 ishte një bekim nga Zoti. U infektova, dëgjova për këtë ilaç dhe vendosa të kurohem, ky ilaç është sugjerimi që unë u dhashë mjekëve.”
Trump gjithashtu tha se dëshironte që të gjithë amerikanët të kishin qasje në trajtimet që i’u dhanë atij dhe premtoi se do të siguronte ilaçe falas.
Ilaçi ende nuk është miratuar për përdorim nga CDC por Regeneron ka marrë mbi 500 milion dollarë fonde nga qeveria për të ndihmuar në trajtimin e pacientëve./abcnews.al


