Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Tronditet Durrësi, shpërthim eksplozivi në një lokal në zonën e plazhit

schedule21:15 - 29 Janar, 2020

schedule 21:15 - 29 Janar, 2020

Një shpërthim eksplozivi tronditi Durrësin mbrëmjen e kësaj të mërkure.Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 në zonën e plazhit, lagjia Nr 13. Lënda plasësëse e dyshuar tritol ishte vendosur në murin e jashtëm të një lokali në pronësi të shtetasit M.S.  Lokali ishte i mbyllur, ndaj lënda plasëse ka shkaktuar  vetëm dëme materiale. Ky është shpërthimi i dytë që ndodh në Durrës brenda pak ditës, pas makinës së polices.Shpërthimi në makinën e polices, fqinji rrëfen tronditjen e shkaktuar

Njoftimi policisë:

Më datë 29.01.2020, rreth orës 21:00, në lagjen Nr 13, Plazh, në murin e jashtëm të një lokali,në pronësi të shtetasit M.S, i cili ishte i mbyllur, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi e vogël e dyshuar si lëndë plasëse, për pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethaneve të ngjarjes, identifikimin  dhe kapjen e autorit/ve.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!