Shpërthimi në makinën e polices, fqinji rrëfen tronditjen e shkaktuar

schedule15:07 - 26 Janar, 2020

schedule 15:07 - 26 Janar, 2020

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme në lagjen 17 në Durrës. Sipas burimeve policore, një sasi lëndë plasëse është hedhur nga persona ende të paidentifikuar, pranë makinës së një punonjëses së policisë, Ornela Buruku.

Lënda plasëse dyshohet se është hedhur nga muri i jashtëm i rrethimit duke rënë në afërsi të automjetit të parkuar të Burukut. Si pasojë, vetëm makina tip audi është dëmtuar.

Ndërsa një fqinj I familjes së efektives së policisë që jeton vetëm 4 metra larg banesës së tyre rrëfen për tronditjen që pësuan.

“Jo të trembur, por një tronditje e tmerrshme, unë isha pothuajse ngjitur, duke parë televizor, mirë që ikën kalamajtë lartë. Një tronditje…tym dunjaja”, rrëfen ai.

Abc Neës mëson se Ornela Buruku ka 17 vjet në detyrë si punonjëse policie. Gjatë pyetjet nga grupi hetimor, mësohet ajo ka mohuar të ketë konflikte me persona të tjerë dhe pista ku janë përqendruar hetimet është konflikti për shkak të detyrës. Ajo ka thënë se shpreson që kolegët që po hetojnë të hedhin dritë mbi ketë ngarjë.

Ndërkaq grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Deri më tani janë shoqëruar në komsariat 10 persona. Gjithashtu janë sekuestruar dhe kamerat e sigurisë./abcnews.al