Tronditëse/Babai i 8 fëmijëve: Isha në punë, më thanë ka ra zjarri, u djeg kalamani

schedule18:59 - 17 January, 2020

schedule18:59 - 17 January, 2020

Tragjedia ka pllakosur familjen e varfër Çoku në Sanxhak të Laçit. Kasollja mori fjalë gjatë pasdites dhe flakët përpinë vogëlushin 2 vjeç. Babai tregon se ishte në punë kur mësoi tragjedinë. “Isha në punë më thanë se ka ra zjarri o dogj kalamani”, tha ai.

Në banesë ndodhej vetëm nëna e tij me vajzën disa muajshe, ndërsa i ati ishte duke mbledhur kanoçe për të siguruar ushqim për 8 fëmijët e tij. Shkaqet e zjarrit nuk janë zbuluar ende, por babai thotë se fëmija mund të ketë ndezur shkrepëse, ndërsa fqinji që shkoi i pari për ndihmë rrëfen se zjarri është shkaktuar nga  soba e druve.

Ai shprehet se kur pa zjarrin vrapoi tek banesa e familjes Coku me 10 anëtarë dhe nxorri nga rrënojat trupin e pajetë të 2 vjeçarit. Nga kjo tragjedi arriti të shpëtojë nëna me vajzën 6 muajshe, ndërsa 6 fëmijët e tjerë fatmirësht kanë qenë në shkollë kur ndodhi ngjarja e rëndë.

Familja Çoku është me origjinë nga Dibra dhe prej disa vjetësh ishte transferuar në Sanxhak të Kurbinit. Ata jetonin në kushte shumë të vështira në një banesë me qira dhe të ardhurat për 8 fëmijët dhe bashkëshorten i siguronte vetëm kryefamiljari duke mbledhur kanoçe. /abcnews.al