Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tri vite pas vrasjes, pranga një prej të dyshuarve/ Luçian Mëhilli, dyshohet bashkëautor në ekzekutimin e Valter Fjerzës

schedule09:08 - 16 Nëntor, 2026

schedule 09:08 - 16 Nëntor, 2026

Tre vite pas vrasjes së Valter Fjerzës në Hot të Ri, policia e Shkodrës ka arrestuar një 23-vjeçar të dyshuar si bashkautor të krimit.

Në pranga ka rënë Luçian Mëhilli, ndërsa bashkë me të u arrestua edhe një 26-vjeçar që e shoqëronte.

Ngjarja e rëndë ndodhi në shtator të vitit 2023, pas një konflikti mes familjes Fjerza dhe disa personave të fisit Mëhilli, që dyshohet se nisi për një vend parkimi.



Dy të rinjtë u lokalizuan dhe u kapën në aksin rrugor “Shkodër–Prekal”, teksa udhëtonin me një automjet tip “Opel”.

Gjatë kontrollit fizik dhe atij të banesës së 23-vjeçarit, policia gjeti sasi të dyshuara lëndësh narkotike cannabis sativa dhe kokainë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithashtu automjeti dhe dy telefona celularë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!