Trenjaket mësojnë në kushte të vështira, familja në Mazhe jeton ende në çadra

schedule14:17 - 5 Janar, 2020

schedule 14:17 - 5 Janar, 2020

Me ftohjen e motit jetesa në çadër për familjen Prini në fshatin Mazhe po bëhet e pamundur.

Trinjakët e kësaj familje tregojnë se sa e vështirë është të jetosh në këto kushte teksa ju duhet të ndjekin dhe shkollën. Por të mësuarit në çadër është një sakrificë e jashtëzakonëshme për këta fëmijë që ndjekin klasën e tetë.

“Në çadër është shumë ftohtë”, shprehen ata.

Edhe nëna e tyre tregon se pas tërmetit të 26 nëntorit po kalojnë ditë vërtet të vështira.

“Në çadër jetojmë deri ditën kur ka rënë tërmeti”, tregon nëna  e fëmijëve.

Por në të njëjta kushte, jeton edhe familja e Ramazan Dacit. Pas shkatarrimit të shtëpisë nga Trëmeti, çadra është streha e vetme për të dhe gjashtë pjetarët e familjes së tij.

“Presim nga shteti përgjigje”, thotë ai.

Edhe për këtë zonjë, e cila prej disa ditësh është vendosur në kontiner, gjendja nuk është aspak e lehtë.

“Çadrën na  e ka sjellë turku, jemi dy familje këtu”, tregon ajo.

Tërmeti i 26 nëntori la pas dëme të shumë materiale në fshatin Mazhe të Krujës, pas verifikimeve në terren shumë banesa u shpallën të pabanueshme. Por për banorët rindërtimi i tyre është i pamundur për shkak të kushteve të rënuara ekonomike./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!