Treni përplas një makinë në Domje të Tiranës

schedule10:00 - 11 Korrik, 2020

schedule 10:00 - 11 Korrik, 2020

Treni i linjës Durrës – Kashar ka përplasur nje mjet në fshatin Domje, mëngjesin e sotëm.

Sipas policisë, makina me drejtues shtetasen E.M gjatë përplasjes është spostuar në një kanal. Fatmirësisht në këtë aksident nuk ka persona të lënduar.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 11.07.2020, rreth orës 08:12, në fshatin Domje 2, treni i linjës Durrës – Kashar me mashinist G.B., ka aksidentuar mjetin me drejtuese shtetasen E.M, duke e spostuar mjetin në kanal.

Nga aksidenti nuk ka persona të lënduar, vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.