Dy persona janë plagosur pasi një tren ka goditur një kamionçinë në Zahaq të Pejës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, raporton Express.
Sipas tij, dy të lënduarit janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
“Aksidenti ka ndodhur në orën 10:07. Treni ka goditur një kamionçinë. Dy persona kanë pësuar lëndime. Ata janë dërguar në emergjencën e spitalit për trajtim. Njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetime të mëtejshme”, ka thënë Gashi./Abcnews.al/