Përmirësimi i imazhit në zonat turistike ka detyruar Bashkinë e Lezhës që të bllokojë aktivitetin e tregtarëve ambulantë në shëtitoren e Shëngjinit. Ky vendim i bashkisë ka ardhur edhe pas ankesave të bizneseve dhe turistëve pasi tregtarët jo pak herë pengonin lëvizjen e qytetarëve. Për këtë arsye, ambulantët u mblodhën në një protestë para Bashkisë Lezhë. Aty i priti kryetari i bashkisë, Fran Frrokaj. Ky i fundit u garantoi protestuesve që do të gjendet një zgjidhje, por pa cënuar lirinë e lëvizjes së vizitorëve dhe turistëve që gjatë sezonit veror arrijnë mbi 70 mijë në ditë. Më shumë se 200 tregtarë ambulantë kanë ushtruar aktivitetin e tyre në Shëngjin gjatë sezonit veror të vitit të kaluar./abcnews.al
Tregtarët ambulantë largohen nga bregdeti i Shëngjinit
schedule17:24 - 4 Qershor, 2018
schedule 17:24 - 4 Qershor, 2018