Trebicka reagon ashpër ndaj Ermal Mamaqit dhe Bes Kallakut: “Sharlatanë të kinemasë”

schedule20:10 / 28/01/2020

Aktori dhe regjizori i njohur Alfred trebicka  ka reaguar ashpër ndaj filmave të Ermal Mamqit dhe Bes Kallakut, duke i quajtur “sharlatanë të kinemasë”.

Në reagimin e tij aktori Trebicka u shpreh se në Shqipëri njerëz pa asnjë lloj formimi dalin e vetëquhen kineastë, ndërsa i bëjnë të gjitha vetë nga regjia, skenarët dhe roli.

Gjatë një prononcimi për emisionin televizion “Vizioni i Pasdites”, aktori nuk ka përmednur emra por dihet se filmat e fundit të trasmetuar janë “I love Tropoja” i Mamaqit dhe “Falko” i Bes Kallakut.

Trebicka është shprehur se se fjala kineast është fjalë shumë e madhe dhe që një person ta zotërojë atë duhet ta pyesë mirë veten nëse i ka komponentët e duhur.

“Vetëshpallen kineastë, nuk dua ti përmend me emra sepse nuk është etike, por po i shohim nga dita në ditë, një film nga ky, një film nga ai dhe thua ore kush është ky që thotë një film ka ky. Ore bëjnë skenarin vetë, regjinë vetë, rolet vetë. Është e pamundur sepse nga historia e kinemasë, nga përvoja ime, vazhdimisht them me vete nëse ka art më të vështirë për tu ekzekutuar është arti i kinemasë, është art kompleks ka të bëjë me imazhin, zërin me mendimin, filozofinë, një mori komponentësh. Një njeri që vjen nga asgjëja dhe thotë do të bëj film,” ka thënë ai.

Ndërkohë në lidhje me filmat e fundit që janë prodhuar në Shqipëri duket se regjizori ka rezervat e veta, pasi sipas tij të bërit kinema dhe filma nuk është çështje tregu.

“Këtu janë keqkuptuar shumë gjëra të tjera. Të bërit kinema apo film nuk është çështje tregu. Ka kapur tregun ky, di se çdo tregu ky, cili treg? Për cilin treg flasin këta? Unë si profesionist do ti quaja sharlatanë këta janë sharlatanë të këtij arti të madh siç është kinemaja. Dhe trumbetojnë, kanë ca mjete, kanë gjetur ca burime financiare që ata e dinë, punë e tyre as hyj dhe as nuk më intereson fare. Ti mund të kesh aftësinë për të gjetur këtë por deri këtu, kur vjen puna për të nivelin profesional që do një vepër siç është filmi artistik “ndalu beg se ka hendek”, është shprehur Trebicka

Ndërsa shtoi se ka heshtur deri më sot, por tashmë e ka të pamundur pas sipas tij të vetëshpallurit kineastë janë bërë si viruse të frikshme./abcnews.al

schedule20:10 / 28/01/2020