Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Tre vjetori i agresionit rus, Hasani: Shqipëria, mbështetje të palëkundur ndaj Ukrainës. Të bëhen përpjekje për paqe të drejtë dhe të qëndrueshme

schedule12:27 - 24 Shkurt, 2025

schedule 12:27 - 24 Shkurt, 2025

Përmes një publikimi në rrjetet e tij sociale, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme z. Igli Hasani ka reaguar në përvjetorin e tretë të agresionit rus në Ukrainë.

“Në përvjetorin e tretë të agresionit të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës, Shqipëria riafirmon mbështetjen e saj të palëkundur për integritetin territorial, sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës, në linjë me qëndrimin e NATO-s dhe Bashkimit Evropian.” – nënvizon Ministri Hasani.

Ai shprehet se Shqipëria e dënon fuqishëm këtë shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare dhe nderon qëndrueshmërinë e popullit ukrainas.



“Çdo përpjekje duhet të bëhet për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme – për Ukrainën, popullin e saj, dhe sigurinë e Evropës dhe të botës”, shton ndër të tjera Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, z. Igli Hasani në reagimin e tij.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!