Në mëngjes pas fitores së tij, Friedrich Merz ka kujtuar përvjetorin e tretë të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia.
“Tre vjet luftë në Evropë. Për tre vjet, ne jemi shoqëruar nga imazhet e tmerrshme të shkatërrimit dhe krimeve të luftës,” postoi Merz në X.
Kancelari i ardhshëm gjerman shtoi se Evropa mbetet e vendosur në anën e Ukrainës.
“Tani më shumë se kurrë, ne duhet ta vendosim Ukrainën në një pozicion të fortë. Për një paqe të drejtë, vendi i sulmuar duhet të jetë pjesë e negociatave të paqes.”/abcnews.al


