Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Tre raste të reja në Shkodër, infektohet polici dhe nëna e infermieres

schedule11:31 - 20 Prill, 2020

schedule 11:31 - 20 Prill, 2020

Të hënën janë regjistruar 22 raste të reja me koronavirus në vendin tonë. Kështu numri total i të infektuarve në vend është rritur në 584. Mes rasteve të reja, tre janë regjistruar vetëm në Shkodër.

Abc News mëson se nga këto raste të reja, njëri nga të infektuarit është një efektiv i FNSH-së duke iu shtuar kështu vatrës së re në qytet. E infektuar me Covid-19 rezulton që te jetë shitëse buke, vajza e së cilës është infermire në spital ku gjthashtu dyshohet se është transmetuar virusi.

Numri i të infektuarve në Shkodër është rritur në 99 duke e bërë kështu qytetin e dytë më të prekur në vend pas Tiranës.

Gazetari i Abc News, Simon Shkreli raportoi nga Shkodra:  Kemi dy ditët e fundit një vatër të re, i diagnostikuar me Covid-19 është efektivi i dytë i FNSH. Ndërkohë që në repartin e reanimacionit kemi edhe një pacient që ka rezultuar pozitiv. Kemi edhe një shitëse në një nga furrat e bukës. Në fillim është infektuar vajza e saj, infermiere në reanimacion, pastaj e ëma ka dalë pozitive.

Ndërkohë, lajme të mira ka në zonën e Vaut të Dejës ku si duket vatra e infeksionit është e izoluar. Deri më tani në këtë zonë nuk ka pasur më raste të reja. Ndërsa, shqetësuese mbetet situata në Spitalin Rajonal të Shkodrës, ku reparti Reanimicainit është më i prekuri nga virusi korona.

Përveç numrit të pacientëve, rezultojnë të sëmurë edhe 7 persona nga personeli shëndetësor, mes tyre edhe një infermier i sallave të operacionit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!