Në 24 orët e fundit në vendin tona janë konfirmuar 127 raste me koronavirus, prej tyre, tre raste kamë regjistruar në Korçë.
Po ashtu, nga gjashtë viktima, një ishte nga Korça.
Gazetarja e Abc News Ledjona Xheladinaj raporton se pacientja që humbi jetën, prej kohësh ishte e shtruar tek Infektivi në Tiranë.
E moshuara që ishtë banuese në qytetin e Korçës, kishte pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese.
Burime për gazetaren bëjnë të ditur se tre rastet e konfirmuara së fundmi janë nga qyteti i Korçës, ndërsa njofton se ishin bërë 20 teste.
Deri më tani, në rang qarku, si pasojë e koronavirusit kanë ndërruar jetë pesë persona.
Gazetarja Xheladinaj raporton se ajo që bie në sy është fakti që qytetarët vijojnë të mos i respektojnë masat anti-Covid. /abcnews.al/