“Tre lëndë në gjashtë orë” përplas specialistët e arsimit

schedule16:39 - 11 Janar, 2018

schedule 16:39 - 11 Janar, 2018

Nisma e Ministrisë së Arsimit “tre lëndë në gjashtë orë” ka përplasur në qëndrime specialistët e pavarur dhe ato të ministrisë. Ekspertët thonë se ajo do të sjellë vështirësi për nxënësit dhe mësuesit, ndërsa sipas minsitrisë ajo përshtatet me kurrikulën e re dhe pritet të lehtësojë çantat e nxënësve.

Lehtëson peshën e çantave. Rëndon atë të mendjes. Kthimi i orarit mësimor në arsimin parauniversitar në tre lëndë në gjashtë orë përplas në qëndrime specialistët e arsmit. Këndvështrimi i parë vjen nga Ministria e Arsimit, i dyti nga drejtuesit e shkollave.

Specialsitët e arsimit mendojnë se grupimi i lëndëve në dy orë 45 minutëshe do të sjellë vështirësi për nxënësit dhe mësuesit. Ndërsa sipas ministrisë kjo do ti bëjë nxënësit më kompetentë.
Kjo iniciativë, sipas Ferizajt, vjen në përputhje me kurrikulën e re që po zbatohet nëper shkolla, ndërsa për Vejsiun është pikërisht kurrikula ajo që do të krijojë probleme gjatë aplikimit të saj kryesisht në klasat e pesta, të teta, të nënta dhe të dymbëdhjeta. Ndërkohë që sasia e lëndëve në gjimaze përfshirë dhe ato me zgjedhje duket se nuk është marrë parasysh.

Orari i ri mesimor do të nisë të zbatohet në të gjitha shkollat e vendit në muajin shkurt. Ai parashikon zhvillimin e një lënde në 90 minuta me një pushim pesë minutësh në mes. Pas zhvillimit të dy orëve të para pushim të madh dhe pas dy orëve të dyta një pushim prej dhjetë mintuash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!